E gjeti çantën me 7500 euro, qytetari i ndërgjegjshëm e dorëzon në polici

Sot rreth orës 08:10, në Nënstacionin Policor në Pozheran, një qytetar ka dorëzuar një çantë të cilën e kishte gjetur.

Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 7500 euro.

“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikojë personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.

Finding Precision Lab Freezers May Be Easier Than You Think With Mexico Options
Lab Freezer Systems | Search Ads
by Taboola
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës” thuhet në njoftimin e policisë.