Policia ka arrestuar një person në Podujevë pasi kishte në pronësi një armë pa leje, me të cilën është plagosur djali i tij
Rasti ka ndodhur të shtunën, ku fëmija i të dyshuarit është plagosur nga vëllai i tij, me armën e prindit të tyre.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është intervistuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, pasi që më datën e lartcekur, fëmija i të dyshuarit është plagosur nga vëllai i tij – me armën e prindit të tyre”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.