E diela ditë pushimi për bizneset në komunen e Klinës nga data 28 qershor

Njoftim

Njoftohen përfaqësuesit e bizneseve të cilët operojnë në territorin e komunës së Klinës, së nga data 28.06.2020 në përpikëri do të zbatohen dispozitat e rregullores,06-4095/2011 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit të komunës së Klinës.

Bizneseve të cilave ju ndalohet të punojnë ditën e diel nga data 28.06.2020 obligohen që ta respektojnë rregullin, po ashtu edhe orarin e punës në përputhje më dispozitat e rregullorës së lartpërmendur.

Obligohen të gjitha bizneset e parapara më rregullore t’i përmbahen dispozitave të saj në të kundërtën do të ndërmerren masat sanksionuese nga organet kompetente në përputhje më dispozitat e saj, ligjit për tregtin e brendshme, ligjit për kundërvajtje si dhe akteve tjera nënligjore që rregullojnë këtë fushë.