Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Siç mëson Sinjali, tre viktimat janë të moshave të reja dhe dyshohet se vdiqën gjatë një gare me automjete.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se përveç Lordi Sylës, i vdekur në këtë aksident ka mbetur edhe Molos Delija – po ashtu nga Gjakova.
Policia dhe të gjitha njësitë përkatëse ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes.