Polici Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje.
Sejdiu ka ndërruar jetë në vendin e punës në Jarinje, gjatë kohës që ishte në ndërrimin e natës.
Rastin e kanë konfirmuar familjarët, duke treguar se varrimi do të bëhet nesër.
Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfimruar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Veton Elshanin.
Ai thotë se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në Jarinje dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë. Sipas tij, kolegët e kishin gjetur pa shenja jete disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar.
“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani
Mësohet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe varrimi pritet të bëhet nesër.