Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në tokë. Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë. I riu ka vdekur pas disa orësh në QKUK për shkak se nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.
Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali, viktima u gjet i shtrirë në një skaj të rrugës dhe se dyshohet se ishte i plagosur me thikë.
Gazeta Sinjali po ashtu raportoi se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26-vjeçar. I riu ka vdekur pas lëndimeve të rënda që ka marrë, e të cilave nuk ka mundur të ju mbijetojë.
Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se i riu ka vdekur në QKUK.
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenziv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”.
Sipas dyshimeve të para, thuhet se disa persona e sulmuan viktimën, e lanë në rrugë dhe më pas u larguan
I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit