E dhimbshme: Ky është 19 vjeçari që e vranë me thikë para banesës së tij në Gjilan

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan, ku një person është gjetur i therur me thikë në rrugën “Gjon Sereqi”,

Burimet e Gazeta Metros brenda Prokurorisë në Gjilan, kanë treguar se Enis Smerqaku ka mbetur i vrarë nga therja me thikë para banesës së tij në Gjilan.

19 vjeçari është therur me thikë nga persona të panjohur në lagjen e njohur të Gjilanit “Bojanina”, ai është gjetur i lënduar rëndë nga Policia e Kosovës.

19 vjeçari në vendin e ngjarjes është gjetur me shenja jete dhe i lënduar rëndë, ai fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit e më pas për në QKUK.

Pas pranimit në QKUK, 19 vjeçari ka vdekur pasi nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve të rënda që ka marrë nga thika.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.