Në orët e pasditës së sotme në një fabrik në fshatin Nikadin të Ferizajit ka ndërruar jetë një 18 vjeçar.
Kanun Veseli e ka konfirmuar lajmin për për lajmi.net.
Ai tha se fillimisht nga Qendra Emergjente e këtij qyteti kanë pranuar informacion se në orët e pasdites pranë është sjellur tek ta një person pa shenja jete.Pas kësaj, ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes te fabrika ku kishte punuar viktima.
Mjekët kanë konstatuar se vdekja ishte natyrore, dhe për këtë është njoftuar edhe prokurori në prokurorinë e këtij qyteti.
“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.Lajmi.net nga burimet e saja mëson se i ndjeri është Shpresim Hysenaj nga fshati Petrovë e Komunës së Shtimes.Ai ishte djali i veteranit të UÇK’së, Bekim Hysenaj.Edhe në rrjetin social, familjarët e të ndjerit kanë publikuar lajmin e dhimbshëm.