Tashmë edhe zyrtarisht Dinamo e Tiranës ka kaluar në duart e italianëve, me president Marko Pontrelin.
Gjatë ditës së djeshme kishte një takim mes drejtuesve të vjetër të klubit dhe atyre italian.
Pas bisedimeve është arritur marrëveshja që pronësia e klubit të kalojë tek italianët, me në krye Marko Pontrelin.
Tashmë që pronësia e një ndër klubeve më të vjetra shqiptare kaloi në duart e italianëve, me shumë mundësi do të vazhdojë që në drejtimin e skuadrës të jetë Fabricio Kamarata./KlinaInfo