Zafa’ tregon publikisht passwordin e Facebook’ut e tij
Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka treguar në emisionin DPT te Fidani të T7 se cili ishte fjalëkalimi i tij në Facebook.
Llogaria personale e tij u thye nga hakerët pak orë pas emërimit të tij në pozitën e re.
Berisha thotë se tani e ka rikthyer nën kontroll llogarinë e tij dhe e ka ndërruar fjalëkalimin.
“Fjalëkalimi im ishte Prizreni123. Por e kam marrë mësimin. Tani fjalëkalimi im është më i vështirë”, thotë ai”, tregoi Berisha.