Një 92 vjeçar në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët ia kanë grabitur 200 euro
Lajmin për Gazetën e kanë konfirmuar nga policia në Gjakovë ku kanë thënë se viktima ka marrë lëndime trupore dhe është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Gjithashtu kanë bërë të ditur se ky rast është duke u hetuar.
“Në rrugën “Mazllom Llakuci” në Gjakovë ka ndodhur një grabitje, një i moshuar i lindur në vitin 1928, ka kërkuar ndihmë në QKMF në Gjakovë dhe nga aty e kanë lajmëruar rastin në polici se dy persona të panjohur e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë portofolin në të cilin i kishte 200 euro. Viktima ka marrë lëndime në kokë dhe në dorë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në deklaratën e policisë