Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F.B për veprën penale grabitje.
F.B dyshohet se më 12 dhjetor në Ferizaj së bashku me të pandehurin A.B kanë sulmuar me armë duke e kërcënuar me jetë punëtorin e postës së shpejtë A.B.
“Fillimisht i pandehuri A.B. merr telefonin e markës ” Iphone 11 pro max ” , në vlerë prej 815 € dhe i thotë të pandehurit F.B. jepja të hollat, ndërsa i pandehuri F.. nxjerr revolen duke ia drejtuar të dëmtuarit dhe nën kërcënimin e përdorimit të armës përveç telefonit marrin edhe 107 € të dëmtuarit , i cili i kishte realizuar nga shitjet e dy porosive të mëhershme”, thuhet për media.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj 20 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimitkundër të pandehurit F.B.shtetasi Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtiti është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1)muaj.
I pandehuri dyshohet se më 12 dhjetor 2020në Ferizaj, së bashku me të pandehurin A.B. kanë kanosur seriozisht për ta sulmuar me armë jetën apo trupin e të dëmtuarit – punëtorit të postes së shpejtë A.B.1., me qëllim që vetes ti sjell dobi pasosure të kundërligjshme, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.B. merr telefonin e markës ” Iphone 11 pro max ” , në vlerë prej 815 € dhe i thotë të pandehurit F.B. jepja të hollat, ndërsa i pandehuri F.. nxjerr revolen duke ia drejtuar të dëmtuarit dhe nën kërcënimin e përdorimit të armës përveç telefonit marrin edhe 107 € të dëmtuarit , i cili i kishte realizuar nga shitjet e dy porosive të mëhershme.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuaritdhe të dëshmitarëve tjerë dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.