Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj grupit kriminal që dyshohet se merreshin me para false,
Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që Sherif Ajrullovksi, Ali Ajrullovski dhe Benjamin Ajrullovski – vëllezër nga Maqedonia e Veriut – si dhe Hajredin Dernjani, Setki Ramuka, Muhamet Krasniqi nga Hani i Elezit, të mbesin në paraburgim edhe për dy muaj.
Ata dyshohet se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara në Maqedoninë e Veriut dhe të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në tregun e Kosovës.
Të dyshuarit u arrestuan pas një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, pasi u kapën në flagrancë me disa thasë me para të gatshme të falsifikuara në vlerë të mbi 85 mijë eurove.