Pejë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, ka sulmuar fizikisht një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:20 në Brestovik të Pejës,
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi