Dyshohet se katër persona janë plagosur nga të shtënat në Aktash

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë,

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave dyshohet se katër persona janë plagosur. Njëri nga ta raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.