Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht,
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Istog, ku janë arrestuar tashmë dy persona të dyshuar.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjti dyshohet se e kanë kryer vepren e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.