Mëngjesin e sotëm është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, ku si pasojë një grua është plagosur.
Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje – Fushë-Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./