Mbrëmë rreth orës 20:15 në fshatin Lloshkobare në Ferizaj është arrestuar një person, i kërkuar në bazë të dy urdhëresave.
Policia në Ferizaj bën të ditur se personi i arrestuar, me inicialet B.A ishte i kërkuar për dy vepra penale “vjedhje e rëndë”, me dënim burgimi, njëri prej një viti dhe tjetra prej gjashtë muajsh.
I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali.