Një grua në Pejë është arrestuar pasi sipas policisë, për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht një burrë.
Në këtë rast kishte ndërhyrë një person zyrtar, të cilin e dyshuara e kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmojë edhe fizikisht.
Ndërkaq, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur më 7 shtator rreth orës 17:35.