Dyshohen për vjedhje, policia po kërkon këta dy persona

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen për vjedhje.

Personat e kërkuar janë një grua dhe një burrë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për Vjedhje”, thuhet në njoftim.

Policia shton se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/