Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet për kryerjen e disa vjedhjeve në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit.
I arrestuari me inicialet H. A. R., në polici ka dëshmuar se në kryerjen e këtyre veprave kanë marrë pjesë edhe dy persona tjerë të cilët janë në kërkim të policisë.
Nga i dyshuari është kuptuar se në të gjitha këto vende ku janë kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor, dhe të njëjtat i kanë ndarë mes vete, dhe i kanë shpenzuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.