Në Gazetën Nacionale, kanë arritur informacione të trishtueshme lidhur me një rast që kishte ndodhur një një ëc të shkollës, në një fshat të Klinës.
Dyshohet se disa nxënës kanë mbyllur një nxënës tjetër në ËC dhe kanë kryer para tij akte seksuale, derisa e kanë mbajtur aty me forcë.
Këtë skenë, madje edhe e kanë inciziuar.
Është raportuar se video e njëjta, ka qarkulluar edhe nëpër rrjete sociale.
Gazetarja Besarta Hoti, ka shkuar në Klinë për të kuptuar më shumë rreth rastit.
“Po, po m’doket po, e ai nxanësi që ka pasë ardhë prej Kline, nuk u kanë bash. Me pas kanë ai nxanës i mirë e i sjellshëm, s’ta kishin pru këtu. Probelatim u kanë atje, e kanë pru në shkollë këtu. E qata, nxanësat, do kolegë të vetë kanë ushtru dhunë ndaj tij. Ai nuk është më këtë shkollë, tashti është në tjetër shkollë.
Këta nxanësat i ka pas largu për disa ditë drejtoresha, puna që pa prind mos me ardhë. Tash i kanë kthy me leje të prindërve, me…T’gjashtës a të shtatës, po janë kanë edhe të nantës nja dy, po nuk e di cka u ndërmarrë ndaj tyne. Janë ndërmarrë do masa ndaj qatyne që janë kanë pak ma të ashpër.
Videot e kanë zbardhë rastin, se janë shpërnda shok mas shoki, qat’ shpërndarje e kanë pa policia edhe janë marrë me rastin. Nxanësi u tutë me iu kallëzu prindërve të vetë. I kanë mshefë. Po ata, kur del video shihet.
Qysh po thonë ata janë kanë të tanë në ËC, do e kanë majtë e do kanë ba kështu, në çfarë mënyre e kanë dhunu kërkush nuk e di.
Për zotin nuk e kemi vërejtë se ai u kanë i vogël edhe nuk tregojshin. Këta që janë kanë pak më të mëdhenj, të klasës së vetë janë kanë ma të zhvillumë, kanë lujtë me të si maca me miun”, rrëfen një mësuses për Nacionalen.
‘Gjest humoristik’
Kështu e ka quajtur drejtori i arsimit në Klinë, këtë raportim shqetësues të Nacionales.
“Unë me të thanë të drejtën, jam informu ma vonë se nuk kam qenë në Kosovë, se u kanë vikend, më doket e premte. Nashta i ka dy javë që ka ndodhë. E kabë ba një gjest humoristik ma shumë, unë e kam pa si në kalim. Në banjo e kanë ba tre meshkuj, kishe me demek po bojnë gjeste.
Po na kemi informata qe pesë nxënës kanë bërë një gjest që bie ndesh me rregulloren e shkollës. Sipas videos që kam pa ma shumë ka qenë një humor që ka rënë ndesh me rregulloren e shkollave”, ka thënë ai për Nacionalen.
Drejtoresha e shkollës, Besarta Nrecaj, për dallim prej drejtorit të arsimit, thotë se ‘e kanë marrë me shqetësim këtë rast’ e që po trajtohet nga Prokuroria.
“Po, rasti është adres fillimisht te policia e Kosovës, na kanë lajmaëru neve si hskollë për rastin, e kemi marrë informacionin për shpërndarje të një video jo të mirë për shkollën tonë.
Kemi majtë seanca, këshilli pedaogjik dhe ai psikologjik. Si shkollë e kemi dërgu raportin te prokurorja, për procedurat që jemi duke i ndërmarrë si shkollë.
Në raport kemi thënë se janë të përfshirë shtatë nxënës në këtë pjesë”, tha ajo për Nacionalen.
Gazeta Nacionale do të raportojë për këtë rast edhe ditëve në vazhdim