Pasditën e sotme, dy zyrtarë të lartë do të vizitojnë Kosovën.
Ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të priten nga kryeministri Kurti në ora 18:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, vizita e zonjës Donfried në Kosovë do të bëhet në kuadër të vizitave në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është vizita e radhës e zyrtarëve amerikanë, pasuese e asaj të së enjtes nga senatorët e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.