Gjesti tronditi banorët me veprimin e tij duke kaluar murin rrethues së shtëpisë, gjë e cila u pasua me një zarf të zi në shtëpi, vendimi i së cilit do të lexohet në spektaklin e sotëm.
Një tjetër zarf erdhi vetëm disa orë më parë, për shkak të fshehjes së cigareve dhe sendeve personale nga ana e banorëve, me një dënim që pritet të vijë për banorët.
Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli apo Rizarta, cili prej tyre do të lërë shtëpinë dhe të humbasë kështu mundësinë për të fituar Çmimin e Madh?
Për të zbuluar këto dhe shumë surpriza të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel.