Në raportin e së martës dërguar nga Policia e Kosovës, raportohet për dy vajza të cilat kanë dalur nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.
Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku sipas policisë babai ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia nga data 10 nëntor dhe ende nuk është kthyer.
Ndërsa, rasti tjetër, sipas policisë ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut ku poashtu babai ka informuar se e bija e tij është larguar nga shtëpia në tetor dhe nuk është kthyer më. Policia po merret me hetimin e këtyre dy rasteve.