Policia e Kosovës ka njoftuar sot përmes një komunikate se kanë shpëtuar dy qytetarë që derisa ishin duke shëtitur në Prevallë kishin rënë në një humnerë 30 metra të thellë.
Me datë 01 nëntor 2020 rreth orës 14:00min., policia në Prizren ka pranuar një informacion se dy persona të gjinisë femër përderisa ishin duke shëtitur në Prevalle, duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë.
Sapo është dhënë ky informacion janë angazhuar ekipet profesionale të policisë së Prizrenit dhe së bashku më zjarrfikëset dhe emergjencën janë nisur për në lokacionin edhe pse viktimat nuk e kanë ditur se ku gjenden saktë.
Rreth orës 16:08 min., policia ka arritur të gjeje lokacionin e quajtur “Prrojet” dhe te kontaktoj me personat të cilët ishin në humnerë, ku e kishin të pamundur te dilnin pa ndihmën e policisë.
“Policia duke u angazhuar në mënyre profesionale, ka arritur të bëjë tërheqjen e viktimave nga humnera e thelle dhe viktimat janë përcjelle për në emergjencën e qytetit të Prizrenit dhe sipas raportit mjekësor njëra nga viktimat ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë dhe si pasojë e këtij lëndimi ka frakturë e cila i ka pamundësuar daljen nga humnera Për këtë angazhim policia ka falënderuar edhe njësinë e Zjarrfikësve dhe Emergjencën të cilët kane vepruar së bashku me policinë, ndërsa qytetares së lënduar i uron shërim, duke apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë shëtitjeve sidomos në zonat e rrezikshme dhe që nuk kanë njohuri për terrenin. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria themelore në Prizren”, thuhet në njoftim