Dy të mitur janë kapur duke vjedhur në një market në Lipjan.
Lidhur me rastin është arrestuar babai i tyre dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS-VJEDHJE /Lipjan, 05.04.2022 – 21:45. Është raportuar se dy të mitur kosovarë janë hasur duke vjedhur në një market, të miturit janë intervistuar në prezencën e punëtorit social. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar babai i tyre dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.