Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një rrahje ndërmjet disa personave që ka ndodhur sot në Mitrovicë,
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se aktualisht tre persona janë duke u intervistuar në cilësi të të dyshuarve.
Ndërsa, dy personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Rast është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës.