Një aksident trafiku ka ndodh sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku kanë qenë të përfshira dy vetura.
Nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë trajtime mjekësore në Klinë
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Driton Rugova nga Policia në Pejë tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në Gllarevë ku janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë trajtime mjekësore në QKMF-në e Klinës.
“Organet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin“, tha ai.