Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një autoambulancë.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjilanit ndërsa mësohet se autoambulanca ka përfunduar e rrokullisur. Ai ka thënë se njësitet e trafikut janë duke u marrë me rastin për detajet rreth asaj që çuan deri tek aksidenti.