Në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen dy ndeshje të zjarrta.
Kampioni në fuqi, Ballkani, e pret në Suharekë skuadrën në krizë të rezultateve, Llapin dhe nga aty skuadra e Ilir Dajës kërkon vetëm fitore për t’iu ofruar edhe më shumë liderit të tabelës, Dritës.
Llapi i Tahir Batatinës është në krizë të rezultateve pasi që në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje, një barazim dhe një fitore. Ata renditen në vendin e nëntë me vetëm 16 pikë, raporton KosovaPress.
Sfida kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku sot ballafaqohen dy skiuadrat rivale të këtij qytetit, Gjilani dhe Drita.
Skuadra e Ardian Nuhiut është lidere e tabelës me 31 pikë dhe do të kërkojë që me fitore ta ruajë këtë pozitë, kurse Gjilani po kërkon stabilitet në lojë. Ekipi i Zekirja Ramadani pozicionohet në vendin e katërt me 23 pikë.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:00./KP