Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se nga gjashtë rastet e reja sot në Suharekë, dy prej tyre janë policë.
“Sot janë kryer 16 mostra nga Suhareka, 4 prej tyre janë raste kontakt, 2 janë të reja – njëri është në fshatin Bukosh dhe tjetri është në fshatin Krushicë e Poshtme. Pra, në Suharekë janë 22 raste gjithsej, ku fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë dhe tjetrit është shëruar”.
“Dy rastet e reja janë punonjës të Policisë së Kosovës”, tha Muharremaj në Klan Kosova.