Një person në Istog ka sulmuar një doktor, pasi që ai ka refuzuar t’i ofronte ndihmë mjekësore bashkëshortes së tij.
Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt,
QKMF Istog 09.02.2021-15:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ndodhur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që ai e kishte përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ndodhur sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./