Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë penguar dhe kërcënuar zyrtarët policorë derisa ishin duke iu shqiptuar gjoba trafiku,
Sipas policisë, gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një fishek, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë i është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në pasditen e djeshme në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Ndërkaq, rasti në polici është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.