Gjatë ditë së djeshme dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri rast në Prishtinë e tjetri në Pejë.
Në Prishtinë, raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, dje rreth orës 14:20 është raportuar një vdekje e dyshimtë në Pejë, me ç’rast vdekjen e qytetarit e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës më pas është dërguar në IML për Obduksion.