Më 29 mars në Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë në orën 07:55, policia i ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
” Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.