Dy pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, transmeton Gazeta Metro.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook. Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, 40 raste janë në gjendje stabile, 5 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe për përkujdesje intensive dhe 2 raste janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë, dhe në ventilim mekanik dy pacientë, thuhet në njoftim.
Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të hospitalizuar gjithsej 55 pacientë. Mekoronavirus janë gjithsej 47 raste, priten rezultatet për 2 raste, 6 raste pas testimit kanë rezultuar negativ.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është me si vijon
40 raste janë në gjendje stabile. 5 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. 2 raste janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë”, njofton QKUK. Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën sot në Klinikën Infektive të QKUK’së./gazetametro.net