Në klinikën Infektive në QKUK, sot janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;
“18 raste janë në gjendje stabile.
12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, njofton QKUK, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu bëhet e ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese