Përfaqësuesi i Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme para Qeverisë i ka bërë thirrje kryeministri Albin Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.
“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë e tona lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë, si dhe mos përfshirjen në shtesat tjera të parapara me ligj”.
“Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitur me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre dy njësive janë të specializuar dhe certifikuar kundër terrorizimit, lirimin e pengjeve dhe rastin ku cenohet siguria kombëtare, janë të specializuar në trajtimin e kërcënimeve me eksploziv dhe bomba”.
“Prandaj, jemi njësi elite të Policisë së Kosovës, këto dy njësi janë të përgatitura dhe trajnuara nga akademitë më prestigjioze në botë. Jemi të përgatitur dhe të barabarta me njësitë elite të botës një gjë të tillë e dëshmon pjesëmarrja në shumë operacione policore”.
“Nuk datojnë nga dje ka më shumë se 10 vite për benefite që na takojnë këto premtime nuk janë realizuar, mungesa e ligjit të pagave edhe nëntë muaj pas miratimit nuk janë marrë kërkesat tona parasysh. Jemi unik në kërkesat tona sepse janë legjitime dhe emergjente. Nuk do të zbrapsemi në realizimin e tyre. Ftojmë qeverinë që të ndërmarrë hapa konkretë”, ka thënë ky përfaqësues .