Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.
Ferizaj pret Drenicën që është në formë të mirë në ndeshjet e fundit, teksa renditet në vendin e pestë në tabelë.
Ndërkohë ferizajasit gjenden në vendin e fundit në tabelë, me vetëm 8 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshje.
Në ballafaqimin tjetër, Trepça ’89 i shkon Malishevës, që nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë.
Malisheva në 13 ndeshje ka grumbulluar 12 pikë, tri fitore, tri barazime dhe shtatë humbje.
Përderisa xehetarët janë vendin e parafundit, me 11 pikë nga 11 ndeshje.
Dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.