DY MEDALJONET E LUFTËS HYJNORE
Dibran Fylli, regjisor
Disa herë kam lexuar historinë e Ademit dhe të Zahirit. Provova ta lexoi, ta kuptoi e ta rishkruaj sa më bukur për ata të cilët do të lindin shumë stinë e kohë pas meje. Dhe nuk di a kam lexuar, kuptuar e rishkruar mirë. Diari, nipi im filloristë nga Klina më tha në telefon shumë bukur e paske shkruar, unë pres edhe shkrime tjera për këta dy hyjnor.
Një natë më vonë provova të shkruaj edhe një ese të vogël për këta dy medaljona të Luftës Hyjnore… dhe e thash se emrat e tyre duhet të rishkruhet në një pllakë mermeri të madhe, dhe secilës germë t’i jepet dritë edhe natën edhe ditën, pa ndërruar asgjë nga asgjëja.
Shihet se Adem Jashari e Zahir Pajaziti, janë të mëdhenj sa vet Historia. Janë artist të përsosur të pushkës dhe artit luftarak, i atij arti që quhet LIRI.
Emrat Adem e Zahiri janë të papërsëritshëm… Nuk ka aktorë që mund t’i zëvendësoi ata, as si pamje, as si strateg, në asnjë film dhe në asnjë dramë… Janë dhe do të mbeten simbol i përjetshëm lirie edhe 100, edhe 200 edhe 300 vjet, edhe katër shekuj, edhe pesë shekuj, edhe gjashtë epoka…
THEM:
Të gjithë ata që kanë hyrë dhe hyjnë nëpër faqet e historisë janë Yje që nuk shuhen për mot të moteve. E Ademi dhe Zahiri janë të mëdhenj, sepse i dhanë dritë edhe Diellit edhe Qiellit. I dhanë gjak edhe atdheut edhe lirisë. Edhe lulet, edhe pemët edhe gjithçka mbi tokë morën aromë tjetër, krejtësisht tjetër.
Vet historia e tyre është një medaljon që ruan kujtesën për Luftën Hyjnore. Ata janë dy medaljon te artë të një Lufte të Shenjtë Çlirimtare, te një Historie të re me dritaret e hapura të dritës mbi dhe e mbi atdhe.
Historia e këtyre dy medaljoneve janë letërnjoftim dhe vulë e një Lufte hyjnore që hyri në legjendë duke u dhënë frymëmarrje të gjitha baladave, duke e rikthyer dritën dhe oksigjenin kësaj toke të ujitur me Lule Gjaku.
Kjo histori as preket e as humbet por gjithmonë do të shndrisë në tokën Arbërore. Ata u shndërruan në dritë dielli së bashku më të gjithë ata që u flijuan për lirinë e atdheut.
Këtë shkrim timin të vogël ia lexova edhe njëherë Nipit tim Diarit në telefon…
THA:
Bukur ke shkruar… por zgjate, e zgjate, e zgjate edhe më shumë. Fotografinë e Ademit dhe te Zahirit e mbajmë edhe ne në çantat tona, besa unë i mbajë e do t’i mbajë për jetë e mot edhe në zemër. Ua kam treguar edhe shokëve edhe shoqeve të klasës në Klinë, por, asnjëri nuk më ka besuar që nuk janë aktorë të mëdhenj filmi. Unë u kam premtuar se çdo shkrim që shkruhet për ta, do t’ua sjell që ta lexojmë para se të bie zilja e orës së parë mësimi. Të gjithë me kanë përqafuar, edhe mësuesja gjithashtu.
Faleminderit gjysh, më tha Diari dhe mbylli telefonin.