Lagjja Bacaj dhe Thaqi në Gremnik të Klinës, ka katër ditë që kanë mbetur pa energji elektrike.
Banorët janë shprehur të revoltuar me KEDS derisa kanë thënë se edhe pas dëmeve të mëdha që shkaktuan erërat e forta, ata ende nuk kanë rregulluar rrjetin elektrik.
Të njëjtit bëjnë apel tek Komuna dhe KEDS që sa më shpejtë t’u kthehet energjia elektrike sepse në këto ditë të ftohta dimri situata sa po vjen e përkeqësohet.