Dy kosovarë janë ndaluar nga policia italiane në portin e Barit në Itali, pas një zbulimi tronditës në bagazhin e veturës së tyre.
Ata e kishin futur në bagazhin e veturës trupin e pajetë të një të afërmi të tyre.
Kufoma ishte mbështjellë me çarçaf dhe ishte futur në kuti, ndërsa do të transportohej me traget drejt Durrësit, për të kaluar më tej në Kosovë.
Mësohet se kjo mënyrë e tyre ishte bërë me qëllim për ta varrosur të afërmin në atdhe.
Nga të dhënat paraprake rezultoi se viktima kishte gjetur vdekjen për shkaqe natyrale, gjë që u konfirmua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Zgjedhja e pazakontë e kthimit të kufomës në Kosovë, ishte bërë për të shmangur procedurat. /