Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, më e mira në karrierën e tij deri më tani.
Mesfushori shqiptar është lojtari kryesor i Arsenalit këtë edicion dhe natyrisht edhe lideri i londinezëve.
30-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje me londinezët ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon.
Shumë ekspertë të futbollit, ish-futbollistë apo trajnerë në Angli kanë thënë se Xhaka është më meritori që arsenali po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.
Por Topçinjtë duhet tëkenë kujdes, pasi dy gjigantët italianë Roma dhe Juventus janë rikthyer në garë për Xhakën.
Ka qenë mediumi italian SportMediaset që ka raportuar se Juventus dhe Roma janë duke përcjellë Xhakën dhe mund të dalin me oferta në drejtim të Arsenalit në janar
Në fakt dy klubet italiane edhe në verë u interesuan për Xhakën me Jose Mourinhon që këmbënguli për transferimin e prishtinasit, por hasi në rezistencë të fortë nga Topçinjtë.
Vështirë se Arsenali do të pranonte largimin e mesfushorit qendror, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë kontratë të re Granitit.
Kontrata aktuale e Xhakës me Arsenalin skadon në verën e vitit 2024, derisa drejtuesit e klubit synojnë që t’ia vazhdojnë atij deri në verën e vitit 2026 ku do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të pagës.