Dy shtetas të Arabisë Saudite kanë raportuar në polici se u janë vjedhur çantat të cilat i kanë pasur në veturat e parkuara në Rugovë të Pejës,
Ata u kanë thënë zyrtarëve policorë, të cilët i kanë takuar te vendi i quajtur “te sharra”, se nga veturat e tyre të cilat kanë qenë të parkuara, dikush ua ka vjedhur paratë, një laptop, tre telefona mobilë dhe gjëra të tjera personale.
Njësia për Reagim të Shpejtë e cila po qarkullonte në atë zonë, bashkë me dy shtetasit arabë, kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij dhe pasi që policia i është vënë pas, ka arritur që të ndalojë një të dyshuar në fshatin Qerim të Gjakovës.
Gjatë kontrollit të veturës së tij, policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar:
• Shtatëmijë (7000) franga zvicerane,
• Dyqind (200) euro,
• Treqind e njëzet e gjashtë (326) dollarë amerikanë,
• Tre (3) telefona mobil,
• Një (1) llap top,
• Një (1) palë syze,
• Tri (3) paketime cigare,
• Një (1) parfum.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, gjësendet e vjedhura u janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve