Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur pak çastesh në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc.
Në një video të dërguar në redaksinë e Klina.info nga lexues të gazetës shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e policisë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo shkaqet e aksidentit.
Në të njëjtin vend ka ndodhur edhe para dy ore një aksident, ku ishte rrokullisur një veturë zyrtarë.
Numri i aksidenteve në autoudhën Kijevë klinë është mjaftë i madh, kjo edhe për shkak të kushteve të rrugës./Klina.info