Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Ardita Dushi ka komentuar fshirjen e komunikatave të LVV-së nga ueb sajti nga viti 2005 deri 2014.
Dushi u shprehë se qytetarët nuk harrojnë, pavarësisht se a hiqen këto deklarata nga ueb faqja,
Postimi i plotë:
Një nga virtytet e qytetarëve të ketij vendi është kujtesa dhe mbamendja.Vendimet, deklatatat, veprimet, kundër shtetit dhe atyre që ndërtuan shtetin, nuk harrohen.
Qytetarë nuk harrojnë- pavarësisht se a hiqen ato deklarata nga webfaqet.Historia nuk është statut partiak dhe nuk mund të ndryshohet sa herë që kokat e “plenumit” mendojnë ta vënë atë në sherbim te tyre për një grusht vota.
Historia është aty dhe aty do të mbetet. Mjerë ata që kurrë nuk kanë qenë në anën e drejtë të saj.