Pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë biseduar për herë të parë përmes një telefonate video, duke rikthyer kujtime dhe emocione nga koha kur triumfuan në Festivalin e Këngës me këngën “E duam lumturinë”. Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar videon e këtij momenti prekës në rrjetet e tij sociale, ku dy artistët kanë ndarë një bisedë të ngrohtë dhe me shumë mall për njëri-tjetrin.
Në bisedën e tyre, Parashqevia ka pyetur Pirron për gjendjen e nënës së tij, duke e cilësuar babain e tij “mbretin e muzikës shqiptare”.
Në një moment të bisedës, Parashqevia shprehu gjithashtu admirim për pamjen e Pirros, duke thënë me humor dhe dashuri: “Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.” Ata kanë folur edhe për mundësinë e një projekti të ardhshëm, duke bërë të ditur se pas kaq shumë viteve, miqësia dhe dëshira për bashkëpunim janë ende të forta.
Pjesë nga biseda:
Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?
Piro Çako: Babai nuk jeton më.
Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.
Piro Çako: Po ti si je njëherë?
Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. T’u bëfsha kurban.