Në një nga këto dy sprinte
Ergyn Ahmeti arriti një shifër të çmendur që jo vetëm në futbollin e Kosovës, por edhe në histori të futbollit botëror vetëm tre futbollistë në përgjithësi e kanë arritur🤯🤯
Ishte ndeshja kundër Prishtinës e javës së 14-të në sezonin e kaluar (2021/22), ajo në të cilën futbollisti që vjen nga një familje e njohur për atletikë dhe gara vrapimi, i cili arriti shpejtësi maksimale prej 38.8 km/h🔥
Sipas listës së Goal.com për shpejtësitë më të mëdha që janë regjistruar ndonjëher në fushë futbolli nga matjet zyrtare, vetëm 3 futbollistë kanë arritur diçka edhe më të çmendur.
1. Garreth Bale (39.9 km/h – 2013)
2. Cristiano Ronaldo (39.29 km/h – 2011)
3. Thierry Henry (39.29 km/h – 1998)
4. Arjen Robben (37.8 km/h – 2012)
5. Theo Walcott (37.44 km/h – 2010)
Pra, ky sprint i Ahmetit është mjaftueshëm i shpejtë sa për ta zënë pozitën e katërt në këtë listë all-time📊
*Sipas matjeve të GPS të fitogether✅
raporton gazetari i Art Motion, Arbon Flugaj