Klina është sërish në pritje të një sfide emocionuese! Të martën, më 15 prill 2025, Dukagjini do të jetë nikoqir i FC Suhareka në kuadër të javës së 29-të të AlbiMall Superligës.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 15:00.
Klubi fton të gjithë tifozët që edhe një herë të jenë krah ekipit në këtë përballje të rëndësishme. Mbështetja juaj ka qenë thelbësore dhe besojmë fuqishëm se do të jeni aty, si gjithmonë – BESNIKË dhe TË ZËSHËM!
Bashkë, të gjithë, përherë!
#bashkëpërDukagjinin